Alternativa mohon shuarjen e degës në Prishtinë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Alternativa në Prishtinë dhe në qendrat ku ka qenë aktive ka vazhduar funksionimin prej themelimit të saj dy vite më parë dhe ende vazhdon të
funksionojë.

Ndërsa, kanë qenë disa individë (emrat e të cilëve nuk figurojnë as në reagimin e postuar sot nga `”ish-dega”) të cilët gjithmonë kanë shikuar
partinë për përftime personale dhe pozicionime në punësim. Pasi u sistemuan aty ku synuan me marrëveshje me PSD në nivelin komunal, këta pak individë, deshën të orientojnë subjektin aty ku e shihnin përfitimin e tyre.

Përderisa, me shumicë votash në Kryesinë e Alternativës u vendos për drejtimin e subjektit, me muaj të tërë këta persona nuk kanë qenë prezent në parti. Në momentin kur u kuptua se Alternativa nuk bëhet pjesë e listës AAK/PSD, shpresat për privilegje të mëtutjeshme të këtyre individëve u shuan dhe andaj sot ata dolën me këtë reagim.

Alternativa, iu bën thirrje kësaj pjese të “ish-përfaqësuesve” të degës në
Prishtinë, të publikojnë emrat dhe pozitat që mbajnë të kuptojë opinonin publik, cila është arsyeja e kësaj komunikate. Në të kundërten, zyrja qendrore në Prishtinë, do i publikojë emrat dhe pozitat që mbajnë.

Të ngjashme