Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA–Kosovë.

Me këtë rast, ajo vlerësoi anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për kontributin e tyre në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Prattipati përshëndeti vendimin e Kosovës për eliminimin e tarifave doganore për mallrat amerikane, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe krijimin e një klime më të favorshme për investime.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati mori pjesë në pritjen e Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë, duke vlerësuar anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për forcimin e tregtisë SHBA-Kosovë. Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të eliminuar tarifat doganore për mallrat amerikane dhe mbështeti që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan për të siguruar investime të ardhshme amerikane” thuhet në njoftim.

Të ngjashme