Ambasada në Izrael ka nisur punën, mundëson që tre fëmijë nga Kosova të shkojë për shërim atje

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Tre fëmijë nga Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të shkojnë për shërim në Izrael, të shoqëruar edhe nga nënat e tyre.

E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, e ka takuar drejtorin e organizatës “Save a Child’s Heart”, Simon Fisher, pas të cilit takim bëri të ditur se si fryt i bashkëpunimit mes Fisher dhe ambasadorit Dan Oryan kanë arritur të sigurojnë këtë udhëtim.

Përmes një postimi në Facebook, Demiri tha se takimi me Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv i organizatës humanitare “Save a Child’s Heart” me seli në Holon të Izraelit, dhe me Ambasadorin Dan Oryan – Drejtor pranë Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit ka qenë shumë i frytshëm.

“E mirëprita kërkesën e z. Fisher dhe ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael”, thuhet në njoftim.

Ajo ka falënderuar Fisher, ambasadorin Dan Oryan dhe Shtetin e Izraelit për ndihmën e ofruar për shërimin e fëmijëve dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat mes shteteve tona.

Të ngjashme