Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadori Bajrami: Kurti e pranoi pakon e plotë të Brukselit, fatkeqësisht Serbia refuzoi

Ambasadori Bajrami: Kurti e pranoi pakon e plotë të Brukselit, fatkeqësisht Serbia refuzoi

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, përmes një shkrimi në “X”, është shprehur se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar pakon e plotë të Brukselit. Ai ndërkaq është shprehur se fatkeqësisht, Serbia e refuzoi atë. “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pranoi pakon e plotë të Brukselit, të propozuar nga të dërguarit e BE-së […]

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, përmes një shkrimi në “X”, është shprehur se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar pakon e plotë të Brukselit.

Ai ndërkaq është shprehur se fatkeqësisht, Serbia e refuzoi atë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pranoi pakon e plotë të Brukselit, të propozuar nga të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, propozoi nënshkrimin e menjëhershëm, si dëshmi përfundimtare do të ketë respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha pjesëve të marrëveshjeve, të mëparshme dhe të reja. Fatkeqësisht, Serbia refuzoi”, shkroi ai.

Today #Kosova PM @albinkurti accepting the full Brussels package, as proposed by EU and US envoys, proposing immediate signing, as ultimate proof there will be full respect and implementation of all parts of the agreements, previous and new.
Unfortunately, Serbia refused. https://t.co/1t4NhSvY2U

— Agron Bajrami (@AgronBajrami) October 26, 2023

Të ngjashme