Ambasadori britanik, Nicholas Abbott ka njofuar se është takuar me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Me të, Abbott ka diskutuar për situatën në Veri dhe bashkëpunimin mes ambasadës britanike dhe EULEX-it. “Ishte kënaqësi të takohem me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbëshetjen e plotë […]
Ambasadori britanik takohet me shefin e EULEX-it, flasin për situatën në Veri

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott ka njofuar se është takuar me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Me të, Abbott ka diskutuar për situatën në Veri dhe bashkëpunimin mes ambasadës britanike dhe EULEX-it.
“Ishte kënaqësi të takohem me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbëshetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për rolin e EULEX-it dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm mes ambasadës tonë dhe EULEX-it”, ka shkruar Abbott në Twitter.













