Ambasadori gjerman i lumtur që ministri Rashiq do të diskutojë për Asociacionin

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, është i kënaqur që ministri Nenad Rashiq pranoi ftesën për diskutim rreth themelimit të Asociacionit, që do të bëhet në Ambsadën amerikane.

Ministri për Kthim dhe Komunitete është një prej të ftuarve për një diskutim rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të Kosovës, të cilin e ka thirrur Ambasada amerikane në Prishtinë.

Gjermanët janë të lumtur që Rashiq e ka pranuar këtë ftesë dhe për lëvizje drejt formimit të Asoaciacionit.

“Pajtohem plotësisht: Është shumë e rëndësishme për t’u çuar para diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serb. Më vjen mirë të dëgjojë ministri kosovar Nenad Rashiq e ka konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin e planifikuar për ASK-në më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Tëitter.

Diplomati këtë koment e ka bashkëngjitur mbi një njoftim të Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, për një bisedë që ai e ka pasur me Kryeministrin Albin Kurti.

“Fola me Kryeministrin Albin Kurti sot për të diskutuar rreth propozimit të BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe për kërkesën që Kosova ta pranojë atë. Një temë kyçe ishte partneriteti ynë dhe synimet e përbashkëta për ta avancuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

“Ne gjithashtu diskutuam rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen para me diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në kontekst të dialogut dhe nevojën e kthimit të zyrtarëve serb të Kosovës në pozitat e tyre”, thuhet në postimin e Chollet.

Të ngjashme