Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadori gjerman takon Besian Mustafën e LDK-së, flasin për krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

Ambasadori gjerman takon Besian Mustafën e LDK-së, flasin për krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka njoftuar se është takuar sot me Besian Mustafën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Rohde ka treguar se kanë diskutuar për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe rreth kursit që do të ndjek LDK në të ardhmen. Ai ka thënë se në këtë takim kanë […]

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka njoftuar se është takuar sot me Besian Mustafën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rohde ka treguar se kanë diskutuar për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe rreth kursit që do të ndjek LDK në të ardhmen.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë biseduar edhe për çështjen e krijimit të Qeverisë së re dhe për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë ka kërkuar një opozitë të gjallë dhe konstruktive.

“Lidhur me vendimet e ardhshme (formimi i qeverisë dhe votimi i presidentit), unë nënvizova nevojën për të patur një opozitë të gjallë dhe konstruktive”, ka theksuar diplomati gjerman.

Just had a very cordial and engaging conversation with LDK spokesperson/Acting Min of Agriculture Besian Mustafa. We discussed the post-election situation and his views about LDK's future course (1/2) pic.twitter.com/TMNpzvnF5x

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 25, 2021

Të ngjashme