Ambasadori i Kosovës në Holandë: Prokuroria Speciale vuri në dyshim profesionalizmin dhe pavarësinë e saj

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Holandë Lirim Greiçevci ka bërë reagime të shumta lidhur me aktakuzën të cilën një ditë më parë Prokuroria Speciale e dorëzoi ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Greiçevci vlerëson se njoftimi i Prokurorisë Speciale për akuzat ndaj Presidentit Thaçi e Veselit, para se ato të ishin konfirmuar nga Gjykata, vë në dyshim serioz profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre, njofton Klan Kosova.

”Njoftimi nga Prokuroria Speciale për akuzat e paraqitura kundër Presidentit Thaçi dhe Z. Veseli, përpara se ato të ishin konfirmuar nga një gjykatës dhe me shumë gjasë në kundërshtim me Rregullat e Gjykatës, do të vë në dyshim serioz pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre”.

Ai është shprehur se edhe mediat ndërkombëtare kanë raportuar në mënyrë të gabuar meqë ende ka mundësi që Gjykata Speciale të hedhë poshtë akuzat ndaj Thaçit e Veselit, njofton Klan Kosova.

”Shumica e mediave ndërkombëtare kanë raportuar, gabimisht, se Z. Thaçi dhe Z. Veseli ishin akuzuar zyrtarisht. Ende ekziston një mundësi teorike që gjyqtari mund të mos i konfirmojë akuzat. Në atë rast, dëmi i pakthyeshëm do të jetë shkaktuar në imazhin e Kosovës si një shtet i ri”.

Të ngjashme