Ambasadori i ri britanik takohet me Tërnaven, flasin për adresimin e dhunës seksuale

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves takoi Myftiun Naim Trnava.

Në këtë takim, sipas ambasadorit u diskutua për Komunitetin Islamik të Kosovës, se si ai pasuron kulturën e Kosovës dhe rolin e tij në tejkalimin e boshllëqeve ndërmjet komuniteteve të Kosovës.

Kështu bëri të ditur Hargreaves përmes një postimi në X.

Në takim u diskutua edhe për punimin se sit ë adresohet dhuna seksuale.

“Komuniteti Islamik i Kosovës pasuron kulturën e larmishme të Evropës dhe ka një rol të madh për të luajtur në tejkalimin e boshllëqeve ndërmjet komuniteteve të Kosovës. Ishte e mrekullueshme të takova Myftiun Naim Ternava për të diskutuar mbi këto çështje dhe se si mund të punojmë së bashku për çështje të tilla si adresimi i dhunës seksuale”, shkroi ambasadori.

Të ngjashme