Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi blen burek shqiptari

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi blen burek shqiptari

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke ka vizituar furrën e një shqiptari atje ku edhe ka blerë burek. Ajo në Twitter tregon për ndalesën që bëri në këtë furrë ku edhe takoi pronarin e saj, Latif Muhadri i cili ofron bukë falas për njerëzit që kanë nevojë. “Unë sot takova një njeri […]

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke ka vizituar furrën e një shqiptari atje ku edhe ka blerë burek.

Ajo në Twitter tregon për ndalesën që bëri në këtë furrë ku edhe takoi pronarin e saj, Latif Muhadri i cili ofron bukë falas për njerëzit që kanë nevojë.

“Unë sot takova një njeri të mirë. Furrëtari Latif Muhadri ofron bukë falas për këdo që ka nevojë, prandaj u ndala për të mësuar më shumë. Jam prekur duke parë njerëzit në Mal të Zi por edhe në vendlindje në Shtetet e Bashkuara që shtrijnë dorën e ndihmës në kohë të vështira. (P.s. Unë e pagova vetë burekun tim të shijshëm – ia vlen çdo cent#NovaMoba”, shkruan ajo, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme