Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra e tij ka kërkuar tri herë që ndeshja e tyre ndaj Interit të pezullohej shkaku i thirrjeve raciste ndaj mbrojtësit të tyre Kalidou Koulibaly.
Mbrojtësi nga Senegali ka qenë shenjtër e koreve raciste në ‘San Siro’ në humbjen 1:0 të Napolit nga Interi në javën e 18-të të Serie A.
“Herën tjetër, ne do të ndalojmë lojën, edhe nëse e humbasim ndeshjen”, ka deklaruar Ancelotti.
“Çfarë ka ndodhur në ‘San Siro’ nuk është diçka e mirë jo vetëm për neve, por për futbollin italian në tërësi”.
“Më vjen keq për Koulibaly”.