Anëtarët e task forcës komunale për aksionin ”Ta pastrojmë Kosovën”, diskutojnë për mbarëvajtjen e saj

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 14:36 | Nga

Anëtarët e task forcës komunale për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e ambientit në territorin e Komunës së Rahovecit, kanë mbajtur takim për koordinimin dhe zhvillimin e këtij aksioni.

Smajl Latifi, kryetar i Komunës u tha anëtarëve të task forcës se besoj në punën dhe angazhimin tuaj dhe nga puna juaj me mbështetjen time, synojmë marrjen e një donacioni nga Qeveria e Kosovës, me vlerë prej 1.2 milion eurove.

Ndërsa, Përparim Krasniqi kryesues i task forcës ka thënë se qëllimi i këtij takimi është koordinimi për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e ambientit në territorin e Komunës së Rahovecit. Nga ky takim u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në aksionin, i cili fillon simbolikisht me datë 15 Shtator, e që do të zgjat deri me 15 Dhjetor 2018. Drejtori tha poashtu se pjesë e këtij aksioni, janë të gjithë drejtorët e Drejtorive Komunale, OJQ-të që veprojnë në Komunën tonë, vullnetar si dhe kompanitë për mbledhjen e mbeturinave.

Drejtorët e Drejtorive Komunale, të cilët edhe janë pjesë e kësaj taskt force, u zotuan se do të jenë edhe vet pjesë e këtij aksioni, por edhe që do të kontribuojnë shumë që ky aksion të zhvillohet sipas planit të paraparë.

Përfaqësuesit e OJQ-ve dhe kompanive për mbledhjen e mbeturinave u shprehen të gatshëm, që të kontribuuojnë në aksionin e madh për pastrimin e mbeturinave dhe thanë se ne me qa sa na kërkohet dhe aq sa kemi mundësi do të marrim pjesë në këtë aksion.

Aksioni kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e ambientit në territorin e Komunës së Rahovecit, fillon me 15 Shtator.

Të ngjashme