Anëtari i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut: Kjo qeveri është mbushur “taksirat”!

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Shkëputja e njëanshme e kontratës kolektive ndërmjet MASHT-it dhe SBASHK-ut po shihet si një presion për këta të fundit.

Isuf Lajçi, anëtar i këshillit drejtues në SBASHK, tha për FrontOnline se ka një presion të vazhdueshëm ndaj SBASHK-ut.

“Këta hapat e ngutshëm të MAShT-it nuk ndikojnë shumë në anëtarësinë e sindikatës, ne brenda kësaj jave do të kemi një mbledhje të këshillit drejtues dhe do ta shohim punën tonë të mëtutjeshme. Kjo qeveri është mbush taksirat ishalla nuk është mbush me u thy me neve me i prish punë me ne, kjo kontratë nuk zhbëhet nga njëra palë por duhet të bëhet marrëveshje nga të dy palët kontrata është e përhershme dhe aty shkruan vetëm mundet me u modelu”, tha ai.

Lajci tha se me shkëputjen e kontratës kolektive, mësimdhënësit i humbin disa privilegje, siç janë tri pagat për pensionim, shujtat , vitet jubilare, etj.

“Me kontratën kolektive parashihet çdo e drejtë e një anëtari të sindikatës që e ka në punë në mesin e tyre, ka edhe implikime buxhetore por ato implikime me kohë janë sinjalizuar por kryetarët e komunave nuk kanë planifikuar buxhet kanë menduar se qeveritë aktual do të parashohin buxhet shtesë. Qeveritë e kanë hartuar kontratën ku e ka obliguar punëdhënësin për me iu përgjigj kontratës janë tri paga për me dalë në pension, janë shujtat, vitet jubilare ka edhe obligime tjera por këto janë ma të veçanta”, tha ai.

Anëtari i këshillit drejtues të SBASHK-ut, tha se pjesët e pazbatuara të kontratës kolektive, sindikata është duke i nxjerrë përmes gjykatave.

Të ngjashme