Anëtarja e KPM-së për reagimin e BE-së: Kemi pasur reagime edhe në të kaluarën

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 17:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin parlamentar për media, ku për të tretën herë kanë raportuar anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), është diskutuar edhe në lidhje me reagimin e BE-së në të cilin është kërkuar që pavarësia e saj të respektohet dhe anëtarët e saj duhet të jenë të lirë për t’i ushtruar detyrat.

Anëtarja e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luljeta Aliu, ka thënë se reagime nga BE-ja kanë pasur edhe në të kaluarën duke përmendur këtu rastin e Klan Kosovës.

Sipas saj, reagimet kanë ardhur bazuar në informatat të cilat janë marr nga burime të caktuara, jo burime që do japin informata të sakta nga të dy anët, që sipas saj, do të duhej që të jenë në interes të publikut dhe jo të njëanshme.

“Pak më herët e dëgjuam të nderuarin deputet Besnik Tahiri, që tha se BE ka reaguar në lidhje me pavarësinë e komisionit të KPM-së di dhe Forumi për Integritet të Informacionit më duket quhej ne kemi pas reagime edhe më herët nga po si duket të njëjtit akteret edhe në rastin kur është trajtua Klan Kosova dhe reagimet kanë ardhur bazuar në informatat të cilat këta i kanë marr nga burime të caktuara, jo burime që do jepnin informata të sakta nga të dy anët e që janë në interes të publikut por të njëanshme. Nuk është ditur nga po këtë të cilët kanë reaguar se cilat kanë qenë shkeljet dhe me çka do të merreshim ne ende pa u marr ndonjë vendim gjithsesi kanë dal reagimet kështu që prapë më duhet ta potencojë secili reagon në bazë të informatave që i merr dhe interesave që ndërlidhen me ato informata”.

“Derisa të shkojnë aty unë mendoj që është shumë mirë që po bëhet ky dëgjimi sepse edhe ne si anëtarë të komisionit të KPM-së nuk kemi qenë në pajtim çdoherë me njëri-tjetrin, në këtë rast më duhet t’i referohem kolegut Nimani që tha se mandati i KPM-së dhe mundësitë tona ligjore në lidhje me trajtimin e rastit të shkeljes së kabllorëve ka qenë ky i vetmi do të thotë saknsionimi me gjobë të gjithë kolegët e dinë dhe mund ta konfirmojnë që unë nuk jam pajtu dhe ende nuk pajtohem me këtë pjesë sepse kur ekziston dyshimi i një vepre penale çdo qytetarë në bazë të kodit penal është i obliguar ta referojë rastin në Prokurori aq më shumë kur je institucion i cili rregullon pjesën e televizioneve. Në këtë rast nuk jemi pajtuar koleget e kanë vendos që rasti të referohet tutje te avokati i popullit, inspektorati i tregut etj etj mirëpo pa u vënë në votim pikërisht ky procedim i rastit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme