PDK: Shembulli më i mirë i mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se angazhimi i të rinjve në politikë dhe inkuadrimi i drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje – ishin temat të cilat i kanë diskutuar sot në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).

“Askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë. Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar – për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë”, ka shkruar kreu i PDK-së, në një postim në Facebook.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës, por edhe për t’iu besuar pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore

“Vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia”, ka theksuar Krasniqi.

Të ngjashme