Apeli liron nga fajësia kryetarin e Parteshit

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 15:27 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka liruar nga akuza të akuzuarin D.N. Ky i fundit me 16.10 2017, ishte dënuar më 6 muaj burgim më kusht, nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan, si fajtor për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjykata e Apelit vlerëson se në bazë të gjendjes faktike të vërtetuar në shkallë të parë, rezulton se në veprimet e të akuzuarit, D.N., të cilat i kishte ndërmarrë në cilësi të kryetarit të komunës së Parteshit, nuk përmbushen elementet e veprës penale, në fjalë.

Prandaj, duke pasur parasysh gjendjen faktike të vërtetuar në këtë çështje penale-juridike, Gjykata e Apelit, vlerëson se nuk është e nevojshme procedim i mëtutjeshëm i provave të reja, me qëllim të vërtetimit të fakteve të tjera, apo për shqiptimin e fakteve ekzistuese, andaj, në praninë e fakteve të vërtetuara për aplikimin e drejtë të ligjit penal, kjo gjykatë nxjerrë konkludim tjetër nga ato që ka aprovuar gjykata e shkallës së parë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme