Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të mbajë sot ceremoninë përmbyllëse të “Javës së Agjencisë”, e organizuar nën moton “20 Vjet Transparencë dhe Integritet – Duke Rritur Besimin, Duke Parandaluar Korrupsionin”, raporton Ekonomia Online. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Ceremonia do të zhvillohet në […]
APK mbyll “Javën e Agjencisë”, në ceremoninë e 20-vjetorit merr pjesë edhe Haxhiu

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të mbajë sot ceremoninë përmbyllëse të “Javës së Agjencisë”, e organizuar nën moton “20 Vjet Transparencë dhe Integritet – Duke Rritur Besimin, Duke Parandaluar Korrupsionin”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Ceremonia do të zhvillohet në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.
Të enjtën APK, në kuadër aktiviteteve për 20 -vjetorin e saj ka lansuar edhe modulin elektronik për parandalimin e konfliktit të interesit.

















