Aplikimi i Kosovës në Kie, deputetët e Kuvendit nisin festën dhe cakërrojnë gotat

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informoi se sot Komiteti i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare vendosi në favor të përmbylljes së etapës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare “PACE”.

Sipas MPJD-së, ky vendim pozitiv vjen pas një pune të gjatë intensive, koordinimi të brendshëm ndër-institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe aleatët e tjerë.

Si hap i radhës, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sipas MPJD-së, do të përgatisë një opinion lidhur me anëtarësimin e Kosovës. Pas kësaj, opinioni i dërgohet Komitetit të Ministrave, i cili pastaj merr vendimin final për anëtarësim.

E për këtë ngjarje të rëndësishme ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili po qëndron në Stasburg bashkë me kolegët nga Kuvendi i Kosovës.

Gashi, i shoqëruar nga deputetët Ariana Musliu-Shoshi, Besnik Tahiri e Enis Kervan, është shprehur i lumtur, ndërsa shihet duke cakërruar gotat për të festuar vendimin e sotëm nga Komiteti i Ministrave.

“Urime….. Bashke festojme!”, shkroi ai në Facebook. “Hapi i pare u kry, vazhdojme me hapat e tjere…”, kishte shkruar Gashi më herët.

Të ngjashme