Arben Gashi për Kurtin: Nuk bëhet fjalë për dinjitet, por për mungesë guximi

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Arben Gashi i LDK’së ka folur në Pressing për koalicionin në mes të LDK’së dhe VV’së. Thotë se bashkëpunimi mes tyre dështoi për shkak se Kurti nuk kishte guxim për të marrë përgjegjësi për detyrat e tij kushtetuese.

“Më së pari duhet të përkufizojmë se çka quhet dinjitet. Pra cili, është ai element që ne po u konsiderojshëm të padinjitetshëm që kryeministri i Kosovës me përfaqësuar Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, tha Gashi duke folur për mos shkuarjen e Kurtit në Uashington.

“Çka ka këtu mungesë dinjiteti?”, pyeti ai.

“Kryeministri i Kosovës ka për detyrë kushtetuese që të përfaqësojë vendin e vetë dhe ne i kemi kërkuar z.Kurti që të marrë përgjegjësi për detyrat e veta kushtetuese …’, tha Gashi.

“Ne si LDK kemi propozuar në Kuvendin e Kosovës, në tentimin tonë për të bindur kryeministrin Kurti që të marrë përsipër përgjegjësitë e veta, rezolutë që ne i qëndrojmë prapa vendimeve që i merr kryeministri i Republikës së Kosovës dhe është i vetmi autoritet që negocion në emër të Kosovës edhe pse kishim deklaratë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe ishte i paarsyeshëm një veprim i tillë. Por ne donim t’i jepnim përkrahje dhe solidaritet edhe publik z.Kurtit”, tha Gashi.

“Nuk bëhet fjalë për dinjitet, bëhet fjalë për mungesë guximi të marrjes së përgjegjësisë për përfaqësimin e vendit. Z.Kurti në Kuvendin e Republikës”, theksoi Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme