Ekonomia Online
FUNDIT

Ardian Kastrati me gaz lotsjellës në Kuvend, thotë se do ta gjuaj në fund

Ardian Kastrati me gaz lotsjellës në Kuvend, thotë se do ta gjuaj në fund

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati foli sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku hodhi kritika ndaj kryeministrit Kurti lidhur me marrëveshjen e Ohrit. Madje, ai mori me vete edhe një gaz lotsjellës me vete, për të cilin tha se do ta gjuajë në fund. Kastrati deklaroi se do ta gjuajë kah ministrat e […]

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati foli sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku hodhi kritika ndaj kryeministrit Kurti lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Madje, ai mori me vete edhe një gaz lotsjellës me vete, për të cilin tha se do ta gjuajë në fund.

Kastrati deklaroi se do ta gjuajë kah ministrat e kryeministrit, për të protesuar siç kanë protestuar ata për këto marrëveshje.

“Sot unë e kam një gaz lotsjellës me vete dhe nuk do ta gjuaj tash, kam me e gju në fund edhe ka me gju knej kah ju (në drejtim të kryeministrit dhe ministrave), për me protestu qysh keni protestu ju më herët lidhur me këto marrëveshje” – ka thënë Kastrati.

Duhet përmendur faktin se në seancën e sotme ka pasur akuza e kundërakuza mes shefit të ekzekutivit dhe deputetëve e krerëve opozitarë.

Të ngjashme