Arkivi i Kosovë e Shqipërisë hapin ekspozitën “Një komb, një ABC”, në nderim të 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 12:21 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, kanë hapur ekspozitën “Një komb, një ABC”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Një organizim i tillë vije në përvjetorin e 115 të Kongresit të Manastirit, në nderim të alfabetit të gjuhës shqipe, me dokumentet dhe fotografitë që ruhen në Arkivin e Shqipërisë.

Bislim Bislimi, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, tha se Kongresi shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

Ai kërkoi bashkëpunim ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve.

“Kjo ekspozitë e përbashkët me Arkivat e Shqipërisë në këtë datë kaq të rëndësishme që është Kongresi i Manastirit, ky Kongres shënon një nga faqet më të rëndësishme të historisë sonë dhe ne po mundohemi që përmes institucioneve po e shënojmë këtë datë”.

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të  Shqipërisë, tha se Kongresi i Manastrit u mundësoi shqiptarëve që të jenë një, madje kërkoi që të gjithë të jenë bashkë në festat e nëntorit.

“Shqiptarët duhet të jenë bashkë në këto festa të nëntorit sepse ne festojmë krijimin e identitetit tonë kombëtarë dhe do sillte tash një histori tonë të vlefshme. Kongresi i Manastirit na mundësojë të jemi një, na bashkoi e na formoi”.

Pranvera Dibra, zv.amabasadore e Shqipërisë në Kosovë, tha se gjuha shqipe duhet të ruhet e kultivohet, duke u transmetuar te fëmijët.

“Rëndësinë e këtij Kongresi është që na bashkoi në një alfabet. Duhet ta ruajmë gjuhën shqipe me shumë dashuri duke u transmetuar edhe fëmijëve tanë edhe atyre që nuk jetojnë në tokat tona”.

Ekspozita përmban dokumente dhe fotografi të Kongresit të Manastirit, të cilat deri tash kanë qenë të ruajtura në Kongresin e përgjithshëm të Manastirit. Dokumente të cilat nxjerrin në pah përpjekjet për standardizimin për alfabetin e gjuhës shqipe në të gjitha trevat shqiptare.

Të ngjashme