Armando Broja shijon pushimet çift në SHBA, është i pandarë nga Sindi

Prishtinë | 22 Qer 2025 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse Armando Broja nuk është përfshirë në listën e Çelsit për Botërorin e Klubeve ai ka vendosur që të udhëtojë drejt SHBA. Por këtë herë për të shijuar disa ditë pushime përkrah partneres së tij.

Ka qenë vetë futbollsiti i njohur që ka postuar në rrjetet sociale foto të ditëve në Majemi përkrah të dashurës, Sindit, me të cilën po shijon bukuritë e qytetit në SHBA.

Çifti duket i pandashëm, duke iu gëzuar këtyre ditëve qetësi, larg fushave të lojës për sulmuesin i cili ka përpara një verë shumë të nxehtë, pasi duhet të zgjidhë të ardhmen e tij dhe ku do të vazhdojë karrierën.

Të ngjashme