Arrestohen 4 të dyshuar për transplantim dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Bazuar në informatat dhe hetimet e realizuara nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) me datën 16.05.2019 është realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me kontrollimin e një klinike private në rajonin e Prishtinës dhe me arrestimin e katër 4 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale:

• ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’
• ‘bashkëkryerja’

Ky operacion policor i përbashkët është realizuar me institucionet tjera si: inspektorët shëndetësorë nga Ministria e Shëndetësisë dhe pas këtyre veprimeve hetimore janë arrestuar të dyshuarit, prej tyre dy 2 meshkuj dhe 2 femra.

Gjatë këtij operacioni policor si prova materiale nga inspektorati shëndetësor janë sekuestruar: kopje të dosjeve mjekësore, libra-fletore me shënime dhe dokumente tjera të ndryshme.

Tre 3 të dyshuarve me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme