Arrestohen burrë dhe grua në Istog, detyronin fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Burrë e grua janë arrestuar në Istog, pasi dyshohen se kanë detyruar fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”. Me datën 03.02.2023, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar se nё rrugën “2 Korriku” nё Istog, nga njё automjet (kombi), kanë dalë disa fёmijё pёr tё kёrkuar lёmoshё. Menjёherё rastit ju kanё përgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin: • E.G. i lindur me 1992. I njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale. Tё dyshuarit i kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa bashkëshortja e tij është liruar.

“Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё dërgohet nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa e dyshuara ёshtё liruar nё procedurë tё rregullt”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme