Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të moshës 23 dhe 18 vjeçare të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik, dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Ndersa si prova material janë sekuestruar armët dhe sasia e municionit.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës”
“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë” thuhet ne raportin e policisë së Kosovës.