Mësohen emrat e dy policëve serbë të arrestuar lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 13:42 | Nga

Gazeta Insajderi mëson se dy policët serbë të arrestuar dje në veri të Mitrovicës janë Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq.

Ata u arrestuan nën dyshimin për manipulim me prova në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Arrestimi i tyre ishte bërë i ditur dje nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Përveç arrestimit, policia kishte bastisur edhe dy lokacione.

“Gjatë bastisjeve është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”, thuhej në komunikatën e IPK-së.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme