Arrestohen për rrahje, xhaxhai i dy të dyshuarve rrah policët

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 11:21 | Nga

Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se rreth orës 22:30 minuta, në parkingun e Qendrës Tregtare “A&N” e ka gjetur një  automjet me dritare të thyera dhe pranë derës një person të shtrirë në tokë.

Menjëherë është lajmëruar  emergjenca të cilët e kanë marrë të lënduarin për ta transportuar në spital.

Pas një hetimi fillestar, Policia e Stacionit “Veriu” ka arritur  t’i identifikojë katër të dyshuar: dy me mbiemër Beqiraj dhe dy Gashi dhe t’i sjellë në stacion për procedura hetimore.

Më pas, tek porta e  stacionit është paraqitur edhe i dyshuari i pestë, xhaxhai i dy të dyshuarve të mëparshëm i cili në shenjë zemërimi nuk i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtar dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy policë me ç’ rast njëri prej tyre trajtohet në emergjencë për lëndime trupore.

Me urdhër  të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme