Arrestohen pesë persona për përleshje në Pejë

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Të enjten pasdite janë arrestuar pesë persona pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në një rrahje, më ç’rast është përdorur edhe një mjet i mprehtë.

Në raportin e Policisë thuhet se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësorë.

Me urdhër të prokurorit, janë bastisur katër shtëpitë e  të  dyshuarve, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas marrjes në pyetje nga Policia, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme