Policia e Rajonit të Prishtinës ka ndaluar mbrëmë në Graçanicë tre shtetas serbë, të cilët udhëtonin me një veturë me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një dron.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprën penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.