Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohen tre persona për posedim të substancave narkotike

Arrestohen tre persona për posedim të substancave narkotike

Janë arrestuar tre persona në Suharekë dhe janë dërguar në mbajtje pasi u janë gjetur mbi 100 gramë substancë narkotike. Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe katër telefona dhe një veturë me targa vendore. “Suharekë /22.11.2023-14:20 Janë arrestuar tre të dyshuar […]

Janë arrestuar tre persona në Suharekë dhe janë dërguar në mbajtje pasi u janë gjetur mbi 100 gramë substancë narkotike.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe katër telefona dhe një veturë me targa vendore.

“Suharekë /22.11.2023-14:20 Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar : 116.83 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 70 qese plastike të zbrazëta të cilat përdoren për paketimin e substancave narkotike. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 4 telefona si dhe një veturë me targa vendore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme