Tre të mitur janë arrestuar sot në Mitrovicë për shkak se dyshohen se kanë kryer vjedhje të rënda. Arrestimi i tre personave të dyshuarve të moshës së mitur, është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara për bashkëveprim në kryerje të tri veprave penale të vjedhjeve, që ishin raportuar dy javë më parë […]
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohet se kishin vjedhur pjesë të automjeteve

Tre të mitur janë arrestuar sot në Mitrovicë për shkak se dyshohen se kanë kryer vjedhje të rënda.
Arrestimi i tre personave të dyshuarve të moshës së mitur, është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara për bashkëveprim në kryerje të tri veprave penale të vjedhjeve, që ishin raportuar dy javë më parë në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin pjesë të automjeteve.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se tek të dyshuarit janë gjetur mjete me të cilat të dyshuarit kanë kryer veprat penale.
“Në Mitrovicë arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur mjete me të cilat të dyshuarit kanë kryer veprat penale. Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Zahiti.

















