Arrestohet dhe dërgohet në burg, ishte i dënuar për lëndim të rendë trupor

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e ka arrestuar P.R dhe e ka dërguar në vuajtje të dënimit pasi ishte i dënuar për ‘lëndim të rëndë trupor’ me burgim prej tre vjetëve.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar 33-vjeçarin në Skenderaj.

“Policia në Skenderaj me datën 24.08.2023 rreth orës 15:30, ka arrestuar një person  për të cilin kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale ,,Lëndim i rëndë trupor”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari P.R., 33 vjeçar është dërguar në vuajte te dënimit prej tri (3) viteve burg”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme