Arrestohet i dyshuari që shkeli 15-vjeçaren në Skenderaj

Skenderaj | 15 Dhj 2017 | 15:40 | Nga

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media sjell detaje të reja rreth aksidentit të trafikut sot në Skënderaj, me ç’rast ka humbur jetën një 15-vjeçare.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:14, përderisa Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin F.L., 36 vjeçar, të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor, transmeton Koha.net.

“Sot, me datën 15.12.2017 rreth orës 10:44 është raportuar një aksident trafiku me fatalitet. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Tërnavc, ku të përfshirë në aksident ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe dy këmbësore”, thuhet në komunikatë.

“Si pasojë e aksidentit, pas lëndimeve të marra këmbësorja e moshës 15 vjeçare, gjinia (F) ka ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta ka pësuar edhe këmbësorja tjetër e moshës 15-vjeçare gjinia (F), në vendngjarje përveç njësisë se hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor ka qenë edhe Prokurori i Shtetit. Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit F.L., 36 vjeçar, nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme