Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prishtinë

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Një i dyshuar për tentim vrasje është arrestuar gjatë të enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është arrestuar për shkak se dyshohet se më 17 qershor të këtij viti kishte kryer veprat: vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim apo asgjësim i pronës.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

“Rr. Shaban Shala, Prishtinë 17:06.2021 – 21:30. Lidhur më veprat penale më 23.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme