Arrestohet i dyshuari për vjedhje të veturës në Viti

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor në Viti pas një hetimi intensiv për rastin ‘’Vjedhje e veturës’’ ka arritur që ta lokalizoj dhe rrjedhimisht ta arrestoj të dyshuarin B.R.(1983) i involvuar në këtë vepër penale.

Ai dyshohet se me datë: 24.01.2022 në Pozheran, komuna Viti kishte vjedhur veturën “Pikap Renault” dhe të njëjtën e kishte shitur në një deponi për grumbullimin e hekurishteve në fshatin Pasjak.

“I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndalë në mbajtje për 48 orë. Vetura e vjedhur i kthehet pronarit legjitim”, njofton policia, transmeton Express.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon që për çdo rast kundërvajtje apo raste penal të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’dhe adresën [email protected] dhe në numrin kujdestarë: 192”, thuhet tutje në apelin e policisë.

Të ngjashme