Arrestohet i dyshuari që në dhjetor dhunoi një vajzë, e cila ishte nën ndikim të alkoolit

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili më 30.12.2023 pasmesnatës dyshohet se kishe dhunuar një femër e cila ishte nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje, të cilit i është sekuestruar edhe një pistoletë.

“Fushë Kosovë 30.12.2023-00:10. Është raportuar se viktima femër kosovare përderisa ishte nën ndikim të alkoolit, dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të ngjashme