Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Mësohet se arrestimi vjen me urdhër të SPAK. Kryetari i konfirmuar nga zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë Kukës dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrë. Pas publikimit të videos, pati një reagim nga […]

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar nën akuzën e korrupsionit.

Mësohet se arrestimi vjen me urdhër të SPAK. Kryetari i konfirmuar nga zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë Kukës dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrë.

Pas publikimit të videos, pati një reagim nga vetë Gjici, i cili njoftoi dorëheqjen ndërsa deklaroi se me vajzën në fjalë ishte në marrëdhënie intime prej kohësh. Qeveria vendosi shkarkimin e tij ndërsa SPAK gjithashtu nisi hetimet për veprën penale shpërdorim i detyrës./abcnews.al

Të ngjashme