Arrestohet Kristë Gjokaj, dyshohet se rrahu një punëtor sigurimi në Gjakovë

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, tashmë pjesë e Policisë Kufitare është arrestuar sot në Gjakovë.

Kështu kanë bërë të ditur brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se Gjokaj dyshohet se ka rrahur një punëtor sigurimi te Liqeni i Dukagjinit në Gjakovë.

Burimet tutje kanë njoftuar se Gjokaj ishte bashkë me dy persona të tjerë në momentin e përleshjes.

Ai dyshohet se sulmoi punëtorin e sigurimit, pasi i njëjti nuk i lejoi të qarkullonin në një pjesë ku ndalohej lëvizja.

Gjokaj me urdhër të prokurorit është ndaluar.

Të ngjashme