Arrestohet një burrë në Mitrovicë, kanosi zyrtarët policorë

Prishtinë | 26 Maj 2024 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë në Mitrovicë, i cili dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Kështu bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme