Arrestohet një i dyshuar në Prizren, kapet me mbi 3 mijë dollarë fals

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar sot në Prizren, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “falsifikim i parasë”, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se te i dyshuari u kap me mbi 3 mijë dollarë, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

I dyshuari tashmë ndodhet në stacion policor dhe ndaj tij pritet të merren procedurat e tjera hetimore.

Të ngjashme