Arrestohet një i mitur për vjedhjen e një veture në Gjakovë

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një person në fshatin Damjan të Gjakovës ka raportuar se i është vjedhur vetura, e cila është gjetur dhe identifikuar e aksidentuar.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një i mitur.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është vjedhur  vetura me targa vendore, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Pas një pune hetimore vetura e vjedhur është gjetur dhe identifikuar e aksidentuar”.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i mitur në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar dhe punëtorit për punë sociale  dhe ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje. Me vendim të prokurorit për të mitur i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme