Nga njësitet policore të stacionit Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 11.03.2025, në një market, ku punëtores së marketit nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, i janë marrë një shumë e parave, raporton Ekonomia Online.
“Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: femër 32 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës. E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.