Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i kërkuar në Ferizaj. Sipas Policisë personi është i moshës 26 vjeçar dhe është dënuar për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”.

”Sot, në ora 16 30 në fshatin Greme të Ferizajt policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës F.R (M/K) i moshës 26 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme