Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Me datë 13.04.2024 rreth orës 15:10 hetuesit e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar të kërkuarin MI (M/K) i moshës 40 vjeçare.

Ai ishte kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Punësimi” me burgim prej 25 ditësh dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.

Sa herë që kanë informacion për personat e kërkuar nga organet e rendit, duhet të njoftojnë menjëherë komisariatin më të afërt, ose nëpërmjet aplikacionit dixhital “Njoftoni Policinë” dhe numrat e kujdestarit: 192, 0290/326-250 & 0290/322- 406.Të dhënat tuaja do të mbahen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme