Është arrestuar një person në fshatin Lëbushë të Deçanit, pasi policia tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikatorë të zbrazët dhe tetë fishekë. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari mbahet në ndalim policor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek […]
Arrestohet një person në Deçan për armëmbajtje pa leje

Është arrestuar një person në fshatin Lëbushë të Deçanit, pasi policia tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikatorë të zbrazët dhe tetë fishekë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari mbahet në ndalim policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë, me një karikatorë të zbrazët dhe tetë fishekë te kalibrit 7. 62. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mbahet në ndalim policor”, thuhet në raportin e policisë.

















