Arrestohet një person në Gjakovë, kërkoi 550 euro për të mundësuar paraqitjen e provimit për patentë shofer

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person pasi i njëjti ka kërkuar 550 euro në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.

Ky rast ka ndodhur në Gjakovë, ndërsa i dyshuari është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – përkatësisht NJRHKEK Gjakovë pas pranimit të informacionit nga një ankues se i janë kërkuar para në vlerë prej 550 € në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake kanë ndërmarr veprimet hetimore të nevojshme per sigurimin e provave që vertetojnë se i dyshuari R.Z. (1961), ka konsumuar elementet e veprës penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” neni 309 i KPRK-së.

Sot më datë 14.07.2021, i dyshuari i lartshënuar është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale.

Të ngjashme