Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’ua japë policëve 20 euro ryshfet

Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’ua japë policëve 20 euro ryshfet

Një person është arrestuar nga policia e rajonit të Gjakovës, pasi që ky i fundit dyshohet se tentoi t’u jepte ryshfet 20 euro, zyrtarëve policorë për të mos i shqiptuar gjobën. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ana e autoriteteve të rendit, u tha se A.G u ndalua për 48 orë me […]

Një person është arrestuar nga policia e rajonit të Gjakovës, pasi që ky i fundit dyshohet se tentoi t’u jepte ryshfet 20 euro, zyrtarëve policorë për të mos i shqiptuar gjobën.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ana e autoriteteve të rendit, u tha se A.G u ndalua për 48 orë me vendim të prokurorit.

Lidhur me rastin është iniciuar rast “Dhënia e ryshfetit”.

“Më datën 24 qershor 2024, zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet, në një pikë kontrolli rutinë, në fshatin Rakovinë – Gjakovë. Gjatë procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje, i dyshuari A. G., (shoferi i automjetit) në përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të zyrtarëve policorë, që të mos i shqiptonin gjobën, kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullës. I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është sekuestruar si provë”.

Të ngjashme