Arrestohet një person në Kaçanik pasi e kërcënoi një grua përmes rrjeteve sociale

Prishtinë | 22 Pri 2024 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Të dielën, në Kaçanik është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte jashtë shtetit, kishte kërcënuar dhe kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare, njofton klankosova.tv

Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me datën 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale  me datën e lartëcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari  pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme