Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person për kanosje të viktimës së fajdesë

Arrestohet një person për kanosje të viktimës së fajdesë

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve – DRP në Prizren, ka arrestuar një person të dyshuar, në pikën kufitare në Merdare. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), raporton Ekonomia Online. […]

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve – DRP në Prizren, ka arrestuar një person të dyshuar, në pikën kufitare në Merdare. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), raporton Ekonomia Online.

“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 sipas KPRK-së.”, thuhet në njoftim.

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Të ngjashme