Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Serbicë e Poshtme e Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Policia, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i njëjti dyshohet se me datën 14 qershor ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1000 euro në fshatin Piranë dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.
“Në vazhdim të hetimeve, me datën 24.06.2026, hetuesit policorë kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre. Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i Policisë:
Në Prizren identifikohet dhe arrestohet një i dyshuar për vjedhjen e bagëtive
Prizren, 25 qershor 2026
Me datën 23.06.2026, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull 62 vjeçar nga fshati Serbicë e Poshtme e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
I njëjti dyshohet se me datën 14.06.2026 ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1000 euro në fshatin Piranë dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm. Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.
Në vazhdim të hetimeve, me datën 24.06.2026, hetuesit policorë kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre. Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e pronës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike, duke vepruar me profesionalizëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.